Edhe Gjermania po përgatitet të evakuojë personelin nga Afganistani

Edhe Gjermania po përgatitet të evakuojë personelin nga Afganistani

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se Berlini është i përgatitur për të gjithë skenarët pasi planifikon të evakuojë diplomatët dhe stafin e ambasadës ndërsa talebanët vazhdojnë të përparojnë drejt Kabulit.

“Prioriteti kryesor tani është siguria e stafit të ambasadës sonë. Ne nuk do të rrezikojmë që njerëzit tanë të bien në duart e talebanëve. Ne jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”, tha Maas për edicionin e së dielës të gazetës tabloid Bild, përcjell Gazeta Enigma.

Dhe sipas gazetës, forca ajrore gjermane do të nis transportet ushtarake në Kabul të hënën.

Ndërkohë Qeveria gjermane po kërkon një mandat nga parlamenti i saj, Bundestag, për misionin e evakuimit, tha Maas.

Ndërkohë kancelarja Angela Merkel dhe disa anëtarë të Kabinetit mbajtën një takim krize të shtunën dhe biseduan për mënyrën e riatdhesimit të stafit diplomatik dhe punonjësve që punojnë për organizatat gjermane sa më shpejt të jetë e mundur./Gazeta Enigma/

Related Articles