Franck Ribery nuk mund të harrojë vitin 2013, kur Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë përkundër se anësori francez pati një sezoni të bujshëm me Bayernin.
Klubi bavarez fitoi Ligën e Kampionëve, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën.
Ronaldo kishte shënuar 55 gola në 55 ndeshje dhe fitoi Superkupën e Spanjës me Real Madridin që i mjaftuan për ta mposhtur Riberyn në garë për çmimin individual më prestigjioz për lojtarët.
“Ishte e padrejtë, pata një sezon të jashtëzakonshëm dhe duhet të kisha fituar. E zgjatën kohën e votimit dhe ndodhi diçka e çuditshme. Ndjej se ishte një vendim politik”, tha anësori francez, duke folur për Gazzetta dello Sport.