Ridvan Berisha: Kurti e ka përgatitur letrën e dorëheqjes, kam informacione për këtë

Ridvan Berisha: Kurti e ka përgatitur letrën e dorëheqjes, kam informacione për këtë

Gazetari Ridvan Berisha thotë se nga informacionet që ka brenda qeverisë, kryeministri Albin Kurti e ka përgatitur letrën e dorëheqjes.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se akuzat e kryeministrit Kurti ndaj emisarit special amerikan Escobar, se ai po i kërkon kompromis Kosovës e jo Serbisë dhe përgjithësisht ‘zemërimi’ i Albin Kurti me ofertën për asociacion e me planin franko-gjerman, paralajmërimet e këtilla mbase mund të jenë indikacion që kreu i qeverisë do të kërkoj legjitimitet te ri, natyrisht përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Postimi i tij:

TIK TOK, TIK TOK!

PO VJEN 31 JANARI!

Informacionet nga kampi i kryeministrit Kurti, nëse nuk janë spekulike, agjetacion e propagandë, n’a thonë se ai tashmë e ka përgatitur letrën e dorëheqjes, e cila pritet të komunikohet shpejtë.

Akuzat e kryeministrit ndaj emisarit special amerikan Escobar, se ai po i kërkon kompromis Kosovës e jo Serbisë dhe përgjithsisht ‘zemërimi’ i Albin Kurti me ofertën për asociacion e me planin franko-gjerman, paralajmërimet e këtilla mbase mund të jenë indikacion që Kurti do të kërkoj legjitimitet te ri, natyrisht përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Por cila do të jetë kauza e zgjedhjeve nëse mbahen, qysh me e luftu Amerikën imperialiste e Evropën ‘shtrigë’?!

51%, i Albinit dhe i Vjosës, shpallni luftë Amerikës, se nuk i keni këtu bulduzherat e politikës me i sha më! Veç mos ikni pastaj me piskatë ciu, ciu, s’i tucana!

S’të duhet fitorja Albin, edhe pse në këtë momentum politik atë e ke të sigurt, pa gajle!

Related Articles