Fundjava pritet të jetë me kthjellime. Të dielen në mëngjes do të ketë ngrica e mjegull, derisa javën e ardhshme priten edhe reshje shiu.
Moti i qëndrueshëm mbetet edhe ditëve të fundjavës, ku të dielen do të ketë më shumë diell, por orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull dhe ngrica.
Nga dita e hënë do të ketë shtim të vransirave, si dhe priten edhe reshje shiu kohëpaskohe, që vazhdojnë edhe ditën e martë. Në vise të larta malore ka gjasa të ketë reshje dëbore. Të reshurat deri të martën mbrëma pushojnë.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, vetëm në pjesë ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, ditën e shtunë indeksi do të jetë edhe në vlera të pranueshme.
Temperaturat minimale të dielen zbresin edhe në -1C, e më pas shënojnë rritje deri në 5C e 7C. Temperaturat maksimale në fundjavë në rritje deri në 13C e 14C, e më pas në rënie deri në 8C ditën e mërkurë.
Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, nga dita e diel nga krahu jugor 2-5m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale. /Gazeta “Enigma”/