Rikthehet energjia elektrike në lagjen “Kroi i Vitakut”

Rikthehet energjia elektrike në lagjen “Kroi i Vitakut”

Zv.kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka konfirmuar se është rikthyer energjia elektrike në lagjen “Kroi i Vitakut”, pas 11 ditësh mungesë.

Ai konfirmoi se pas 11 ditësh, të mërkuren në këtë lagje të Mitrovicës së Veriut është rikthyer rryma.

“Pas 11 ditësh, sot erdhi energjia elektrike në lagjen Kroi i Vitakut”, ka thënë ai për Express, përcjell Gazeta “Enigma”.

Në ndërkohë, sipas banorëve të kësaj lagje, arsyeja e mungesës së energjisë elektrike është prishja e trafos me të cilën ata furnizohen me rrymë.

Related Articles