Rikthehet në shtëpi, SC Gjilani huazon Blendi Krasniqin nga Dinamo

Rikthehet në shtëpi, SC Gjilani huazon Blendi Krasniqin nga Dinamo

Sport Club “Gjilani” vazhdon të bëjë lëvizje në afatin kalimtar të dimrit, raporton Gazeta Enigma.

Skuadra gjilanase ditën e sotme ka arritur marrëveshjen me Dinamon për huazimin e Blendi Kasniqit.

Dy klubet kanë arritur marrëveshjen që lojtari të kalojë në Superligën e Kosovës për pjesën e dytë të sezonit, duke shtuar kështu alternativat për skuadrën kosovare në repartin e mesfushës. Drejtuesit kanë menduar ta rikthejnë te Gjilani, në huazim, skuadër nga e cila e blenë në verën e vitit 2023.

“FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Gjilanit, për huazimin e mesfushorit Blendi Krasniqi deri në përfundim të sezonit.

Duke parë se në këtë pjesë të kampionatit, hapësirat për Krasniqin ishin të pakta, klubi ynë vlerësoi se rruga e duhur për rritjen e mëtejshme të lojtarit, ishte transferimi në skuadrën e Gjilanit, ku edhe mundësia për të luajtur do të jetë më e madhe”, shkruan klubi dinamovit.

Kujtojmë se në pjesën e parë të sezonit Krasniqi ka luajtur në 9 ndeshje, 8 në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë, në total 480 minuta.

Related Articles