Ivan Luca Vavassori ka rreth pesë vite që është tërhequr nga futbolli. Ish-portieri, i cili kaloi karrierën e tij në ligat inferiore italiane, ndau mendjen dhe u nis për të luftuar në Ukrainë pak ditë pasi shpërtheu lufta me Rusinë.
30-vjeçari është me origjinë ruse, por është birësuar nga prindër italianë. Dy ditë më parë qarkulloi lajmi sikur Vavassori kishte humbur jetën në luftimet e kryera në Mariupol.
Edhe i lindur dhe me origjinë ruse, Vavassori vendosi të luftojë në mbrojtje të Ukrainës, që po përballet me pushtimin rus prej 24 shkurtit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-portieri shkroi:
”Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për të gjitha mesazhet mbështetëse që më keni dërguar. Jam gjallë, thjesht kam temperaturë shumë të lartë dhe disa lëndime në pjesë të ndryshme të trupit”.