Interi synon kreun e tabelës me fitore kundër Bolognas

Interi synon kreun e tabelës me fitore kundër Bolognas

Me fillim nga ora 20:15 kampioni italian Inter zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Bolognas, ku do të synojë me çdo kusht fitoren që të rrëmbejë kreun e tabelës nga Milani.

Krahas takimit mes Bolognas e Interit do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes Atalantas dhe Torinos.

Momentalisht, tabela e Serie A kryesohet nga Milani me 74 pikë, i ndjekur nga pas nga Interi me 72 sosh, kurse Top 4 e mbyllin Napoli me 67 pikë dhe Juventusi me 66 sosh.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

18:00 Fiorentina – Udinese

20:15 Atalanta – Torino

20:15 Bologna – Inter

Related Articles