Rita Ora: Jam në një vend të mrekullueshëm, kjo është e gjitha që mund të them

Rita Ora: Jam në një vend të mrekullueshëm, kjo është e gjitha që mund të them

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, 30-vjeçe, ka dhënë një pasqyrë të rrallë në lidhje me marrëdhënien e saj me regjisorin, Taika Waititi, 46-vjeçar.

Duke folur për revistën australiane Vogue këtë muaj, Rita tha se është në një ‘vend të mrekullueshëm’ në jetën e saj kur u pyet për romancën e re.

“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, tha ‘Ikona e stilit’, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta “Enigma”.

Rita, e cila ka qenë në një lidhje dashurie me Calvin Harrin përpara ndarjes në 2014, shpjegoi gjithashtu se kishte mësuar shumë për romancat gjatë marrëdhënieve të mëparshme.

“Unë thjesht mendoj, me respekt, privatësia është shumë e rëndësishme. Po kam mësuar shumë në të 20-at”.

Rrëfimi i biondes vjen pas një nate romantike të kaluar bashkë në Los Angeles.

Related Articles