Rivaliteti anash | Tifozët e Hajduk Split me mesazh për Bad Blue Boys: Liri për ju

Rivaliteti anash | Tifozët e Hajduk Split me mesazh për Bad Blue Boys: Liri për ju

Një slogan në mbështetje të tifozëve të Dinamo Zagrebit u shfaq dje në ndeshjen mes Hajduk Split dhe Slaven Belupo.

Kujtojmë se Bad Blue Boys shkaktuan konflikte të mëdha në Greqi, ku mbeti i vrarë një tifoz i AEK-ut. Qindra tifozë kroat janë arrestuar dhe janë aktualisht në burgun e Athinës.

Rivalët e përbetuar të Dinamo Zagreb, tifogrupi, Torcida ngriti sloganin: “Liri për Bad Blue Boys”.

Kështu kanë dashur të solidarizohen tifozët e Hajdukut dhe sigurisht që do të ketë shumë komente për këtë mesazh nga tribuna veriore.

Related Articles