Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas ndërprerjes së reduktimeve me energji elektrike në Kosovë.
Ajo, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Kosova i ka dhënë Shqipërisë mbi 121 mijë megavatë, e tani po merr më pak se 1 mijë.
“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet. Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë”, thuhet në postimin e saj.