Rodri e vlerëson të vështirë përballjen ndaj Marokut

Rodri e vlerëson të vështirë përballjen ndaj Marokut

Dy ditë para përballjes me Marokun në 1/8 e finales të Kupës së Botës, mesfushori spanjoll Rodri kujton nuk mund të bëhen gabimet e njëjta të Spanjës si ndaj Japonisë. Spanja humbi ndeshjen e fundit të fazës grupore 2:1 nga Japonia, ndërsa të martën në 1/8 e finales takohen me Marokun.

Rodri të dielën në konferencë për media ka thënë se duhet të jenë në një ditë shkëlqyer për ta mposhtur Marokun.

“Është një garë e re që fillon. Gjithmonë ka një analizë se çfarë mund të përmirësojmë edhe pas ndeshjeve që i kemi luajtur mirë. Kundër Japonisë nuk ka shumë për të përmirësuar, pasi rënia ishte vetëm dhjetë minutat e fundit. Dhe, kjo është pikërisht ajo që duhet të shmangim. Ne jemi paralajmëruar dhe trajneri ishte i qartë. Lojtarët kanë marrë përsipër përgjegjësitë e tyre. Tani synimi ynë i vetëm është të jemi në raundin tjetër dhe ne e dimë se mund ta bëjmë. Marokenët kanë lojtarë me cilësi shumë të mira dhe ata luajnë mirë si kolektiv”, ka thënë Rodri.

Related Articles