Franca mposht Poloninë me lehtësi dhe kalon në çerekfinale, shkëlqen Mbappe

Franca mposht Poloninë me lehtësi dhe kalon në çerekfinale, shkëlqen Mbappe

Franca ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Polonisë, raporton Gazeta Enigma.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Kylian Mbappe me një asist dhe dy gola duke qenë lojtari i ndeshjes.

Olivier Giroud shënoi për 1-0 në minutën e 44-të pas asistimit të Mbappes duke u bërë golashënuesi më i mirë i Francës me 52 gola.

Mbappe shënoi për 2-0 një supergol në minutë ne 74-të pas asistimit të Dembeles.

Për 3-0 shënoi përsëri Mbappe në minutat shtesë me një goditje të fortë.

Në fundin e takimit Lewandowski shënoi për 3-1 nga penalltia.

Related Articles