Ka dështuar edhe tentimi i 52-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë morën pjesë edhe ambasadorë të korit diplomatik të akredituar në Kosovë.
Mes tyre, Jorn Rohde i Gjermanisë dhe Aivo Orav i Zyrës së BE-së.
Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtazi tha se Rohde dhe Orav janë shprehur se erdhën me shpresë të madhe se sot do të konstituohej Kuvendi.
“Shkurtimisht kanë thënë këtu nga holli se kanë ardhur sot në seancë me shpresë të madhe se do të bëhet konstituimi, kanë pasur pritje pozitive për vazhdimin e sotëm, mirëpo sigurisht që kjo i ka dëshpëruar, fjalë ka pasur nga Ambasadori Gjermanisë, Jorn Rohde i Gjermanisë dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav”, u shpreh tutje Gajtani.