Rohde: Kosova fitoi mendjet dhe zemrat sot në Asamble

Rohde: Kosova fitoi mendjet dhe zemrat sot në Asamble

Asambleja Parlamentare Evropiane ka votuar sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për këtë, Kosovën e ka uruar edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde.

Rohde ka thënë se mendjet dhe zemrat janë fituar sot në asamble, por Kosova tani duhet t’i bind ministrat me veprime.

“Duke fituar zemra dhe mendje në @PACE_Neëssot: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar Rohde në “X”.

Postimi i plotë:

Related Articles