Rohde: Ndalimi i festivalit “Mirëdita – Dober dan” promovon nacionalizmin në Serbi

Rohde: Ndalimi i festivalit “Mirëdita – Dober dan” promovon nacionalizmin në Serbi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar sot me Kushtrim Koliqin nga organizata”IntegraNGO”, e cila është partnere e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, festival ky që ditë më herët u ndalua të mbahet në Beograd nga autoritetet e Serbisë, shkruan Gazeta Enigma.

Rohde tha se festivali “Mirëdita, dobar dan” organizohet nga njerëz të guximshëm nga Kosova dhe Serbia, që në fokus kanë paqen dhe pajtimin.

“Autoritetet serbe e ndaluan edicionin e tij të 10-të. Mbështetja e ndalimi po e promovon nacionalizmin. Kjo nuk ka vend në Evropë”, shkroi Rohde në rrjetin social X.

Festivali në Beograd u ndalua nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Ministri i Brendshëm atje, Ivica Daçiq, tha se ndalesa u bë për shkak të “rrezikut të rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pronës, si dhe rrezikut të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe paqe në një shkallë më të gjerë”.

Kjo është dënuar nga shumë akterë vendas në Kosovë dhe ata ndërkombëtarë. /Gazeta Enigma

Related Articles