26 vjet më parë, nisi misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ditë kjo që u kujtua nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, raporton Gazeta Enigma.
Ai shkroi në profilin e tij në “BlueSky”, duke cituar ish-Sekretarin e Mbrojtjes Britanike/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson, i cili pati thënë: “Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin”.
“Misioni u përmbush. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të ngushtë të Kosovës”, theksoi Rohde. / Gazeta Enigma.