Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar se shkëmbimi i rregullt mes ministrave të Jashtëm të BE-së, homologëve të tyre nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, është thelbësor.
Ai tutje ka shtuar se Plani i Rritjes dhe raportet e progresit përshkruajnë rrugën e qartë përpara.
“Plani i Rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara. Tani, u takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme!”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.