Roma ka shënuar fitore të lehtë kundër Spezia-s, në kuadër të javës së 17-të në Serie A, me rezultat të pastër 2:0, shkruan Gazeta Enigma.
Me të filluar takimi, Roma e cila logaritej favorite e madhe ndaj Spezia-s, shënoi golin e avantazhit për 1:0 përmes Cris Smoling, me të cilin rezultat u mbyllë pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë Roma ishte dominuese, mirëpo golin e qetësisë e arriti në minutën 56-të.
Dy lojtarë të Shqipërisë ishin kundërshtarë, Rei Manaj dhe Marash Kumbulla. Sulmuesi i Kombëtares arriti të shënonte në minutën e 62, por VAR i prishi festën pasi ishte dukshëm në pozicion jashtë loje.
Nga krahu tjetër ishte një mbrëmje pozitive për Marash Kumbullën. Këtë herë lojtari shqiptar luajti disi në krahë dhe jo në qendër, duke i treguar Murinjos se mund të përdoret edhe në këtë rol. Më herët te Roma mendonin se Kumbulla ishte tërësisht jashtë loje nëse pozicionohej në çdo vend tjetër përveç qendrës së mbrojtjes për shkakun e mungesës së shpejtësisë.
Roma aktualisht është në pozitën e 6 me 28 pikë pas javës 17-të, kurse Spezia radhitet në pozitën e 17-të me vetëm 12 pikë, pozitë kjo që e kategorizon në mesin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë këtë edicion./Gazeta Enigma/