Granit Xhaka është ende një objektiv për Romën pavarësisht se klubi italian nuk është duke negociuar më me Arsenalin.
28-vjeçari ka kontratë me Gunners deri në fund të qershorit 2023, por Mourinho është i etur që ta shoh shqiptarin në kryeqytetin italian.
Sipas Il Corriere dello Sport , Arsenali ka deklaruar publikisht se Xhaka do të nënshkruante një kontratë të re, por ai ende nuk e ka bërë këtë dhe kjo i ka dhënë Romës besimin se ata mund ta joshin.
Drejtori i ri sportiv i Romës, Tiago Pinto është gjithashtu në kërkim të alternativave në mesfushë nëse ata nuk janë në gjendje të blejnë lojtarin e Gunners.
Denis Zakaria i Borussia Monchengladbach është një opsion, po ashtu edhe mesfushori i Fulhamm Andre-Frank Zambo Anguissa.
Xhaka luajti një rol kyç te Zvicra në Euro 2020 dhe ishte kapiteni i skuadrës pasi arritën në çerekfinale të një Kampionati Evropian për herë të parë.