SC Gjilani shënon fitore ndaj Ballkanit në miqësore-përgatitore (2:0)

SC Gjilani shënon fitore ndaj Ballkanit në miqësore-përgatitore (2:0)

Në kuadër të fazës përgatitore SC Gjilani ka shënuar fitore minimale ndaj Ballkanit nga Theranda, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kur kanë mbetur pak ditë para fillimit të edicionit të ri 2021/2022 të Superligës së Kosovës në Futboll, skuadrat janë në vlugun e përgatitjeve. Gjilani ka zhvilluar të gjitha fazat duke realizuar disa ndeshje miqësore me skuadra nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Shqipëria, sikurse edhe Ballkani, skuadër kjo që një periudhë ka qëndruar në Turqi në kuadër të fazës së parë përgatitore.

ʀᴇᴀᴅʏ ꜰᴏʀ ᴛʜᴇ ᴄʜᴀᴍᴘɪᴏɴꜱʜɪᴘ ᴄʜᴀʟʟᴇɴɢᴇ ????#vetëmnjëdashuri #SCGjilani #miqësore ❤⚪Posted by SC Gjilani on Friday, August 13, 2021

Ndeshja e sotme mes dy skuadrave ishte sa interesante për publikun e etshëm prezentë pas një periudhe të gjatë të Pandemisë, aq më shumë e rëndësishme për trajnerët Ismet Munishi e Bekim Isufi, për të pasur një pasqyrë sa më të qartë për nivelin përgatitor të ekipeve të tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles