Ronaldo thyen rekordin e jashtëzakonshëm, fiton me përmbysje ndaj Irlandës

Ronaldo thyen rekordin e jashtëzakonshëm, fiton me përmbysje ndaj Irlandës

Cristiano Ronaldo tani është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar me 111 gola.

I jashtëzakonshëm, fantastik dhe për çdo lëvdatë, Ronaldo i ka dhuruar fitoren e radhës klubit të tij.

Portugezi arriti që të bëjë përmbysjen e madhe ndaj Irlandës, duke shënuar 2 gola në minutat e fundit të takimit.

Portugalia fitoi takimin e vlefshëm për kualifikimet në Kupën e Botës “Katari 2022” dhe me këtë fitore ata tani kanë 10 pikë në grupin A.

Ndeshja e ardhshme për kualifikime, Portugalia do ta luajë ndaj Azerbajxhanit.

Related Articles