Manchester Unitedi ka regjistruar fitore në frymën e fundit (2-1) në Old Trafford kundër Villarrealit, në ndeshjen e raundit të dytë në Grupin F të Ligës së Kampionëve.
Të parët shënuan lojtarët e nëndetëses së verdhë me anë të Paco Alcacer, i cili e futi topin në rrjetë pas asistimit nga Arnaut Danjuma (53’).
Nuk vonoi reagimi i Djajve të Kuq, të cilët shënuan gol të bukur me anë të Alex Telles (60’), i cili pranoi një top nga Bruno Fernandes për të realizuar.
Kur pritej që takimi të përfundonte baras, Cristiano Ronaldo tregoi prezencën e tij në fushë duke kombinuar me Jesse Lingard dhe duke realizuar golin e fitores (90’+5).
Kjo është fitorja e parë e Manchester Unitedit në Grupin F, pas humbjes befasuese nga Young Boys në raundin e parë.
Villarreali mbetet në kuotën e një pike, kurse lider i grupit është Atalanta me katër pikë.