Formacionet startuese: Fitorja, objektiv i Unitedit ndaj Villarrealit

Formacionet startuese: Fitorja, objektiv i Unitedit ndaj Villarrealit

Në Old Trafford zhvillohet ndeshja e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Villarrealit.

Djajtë e Kuq e filluan keq edicionin e ri në garën më të madhe evropiane për klube duke pësuar humbje nga Young Boys.

Në anën tjetër, Nëndetësja e Verdhë siguroi një pikë në barazimin prej 2-2 ndaj Atalantas.

Dy strategët, Ole Gunnar Solskjaer dhe Unai Emery, i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues për takimin e Grupit F.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Dalot, Varane, Lindelof, Telles; Pogba, McTominay; Sancho, Bruno Fernandes, Greenwood; Cristiano Ronaldo.

Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Alberto Moreno; Trigueros, Capoue, Parejo; Yeremi Pino, Alcacer, Danjuma.

Related Articles