Cristiano Ronaldo që mbetet ende ylli kryesor te Portugalia, kampioni në fuqi, ka folur në prag të Kampionatit Evropian.
Ai thekson se është i motivuar sikurse në vitin 2004, kur luajti për herë të parë në një Kampionat Evropian.
“Pritshmëritë janë të mëdha, ne kemi fituar dy tituj shumë të rëndësishëm në vitet e fundit dhe kjo sjell përgjegjësi. Ne gjithmonë luajmë për të fituar”.
“Nuk ia vlen të premtosh fitimin e trofeut apo të bëjmë parashikime. Ajo që mund të premtoj është se ne do të luajmë çdo ndeshje për ta fituar”, ka thënë Ronaldo.
Kampionët në fuqi do të ballafaqohen në grup me dy kundërshtarë të kalibrit më të lartë, siç janë Gjermania dhe Franca.
“I respektojmë të gjitha ekipet kombëtare. Jemi në fazën finale të një Kampionati Evropian, nuk ka ndeshje të lehta. E pres këtë Evropian si të ishte i pari për mua”.
“Ndihem po aq ose më i motivuar se në vitin 2004, ne jemi kampionë në fuqi dhe përsëri jemi ndër kandidatët për suksesin përfundimtar”, deklaroi portugezi.