Ronaldo: Jam mësuar me kritika, luaj që 18 vjetë

Ronaldo: Jam mësuar me kritika, luaj që 18 vjetë

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në fitoren e Manchester United, që i dha fund ecurisë negative në Premierligë.

Djajtë e kuq e mundën 3-0 Tottenhamin, sfidë në të cilën CR7 shënoi dhe asistoi.

Ai u shpreh tejet i lumtur që United më në fund është këndellur, derisa e mbrojti trajnerin për formën e dobët të djajve të kuq.

“Nuk është vetëm trajneri për të cilin flasin shumë njerëz. Janë edhe lojtarët… Gjithmonë ka kritika, nuk më shqetëson kjo gjë. Unë luaj për 18 vjet, e di këtë. Një ditë je i mirë, ditën tjetër katastrofë. Por sigurisht që është më mirë kur të lavdërojnë”, u shpreh Ronaldo.

Ronaldo deri më tani numëron shtatë gola me Unitedin në nëntë paraqitje, ka dhuruar dhe një asist.

Related Articles