Solskjaer: Fitorja ndaj Tottenhamit nuk do të thotë se humbja kundër Liverpoolit mund të harrohet

Solskjaer: Fitorja ndaj Tottenhamit nuk do të thotë se humbja kundër Liverpoolit mund të harrohet

Ole Gunnar Solskjaer pranoi se plagët e lëna nga humbja 5-0 e Manchester Unitedit kundër Liverpool ishin ende të freskëta, pavarësisht fitores së thellë sonte (e shtunë) në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Golat nga Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani dhe Marcus Rashford i dhanë Djajve të Kuq përgjigjen e përkryer pas asaj disfate historike ndaj Reds, pasi munden Spurs 3-0 në Londër.

Por, Solskjaer është i vetëdijshëm se poshtërimi i Liverpoolit është ende i freskët në mendjen e klubit dhe se presioni që solli është ende mbi të.

“Sigurisht që nuk është kështu. Kjo do të jetë gjithmonë në librat e historisë – një nga ditët më të errëta. Një pikë e errët në CV-në tonë. Por, futbolli bëhet histori kaq shpejt”, ka thënë fillimisht Solskjaer për BBC Sport, kur u pyet nëse fitorja në Tottenham do të thotë të harrohet ndeshja ndaj Liverpoolit.

“Përvoja e Edinson Cavanit dhe Cristiano është masive. Ne kemi nevojë për të. Nuk mund të fshihemi. Java ka qenë e vështirë për të gjithë lojtarët. Ata me të vërtetë kanë ngecur në të. Përvoja vlen në situata si kjo”.

Pasi pësoi 11 gola në tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Solskjaer ishte i kënaqur të shihte Unitedin të dukej shumë më i fortë në prapavijë të shtunën, megjithëse kundër një ekipi të Tottenhamit që mezi kërcënoi gjatë 90 minutave.

“Sigurisht kur del nga fusha duke fituar 3-0, duke e mbajtur topin larg portës sonë – kjo është e këndshme. Në futboll ndonjëherë shkon në favor dhe ndonjëherë kundër”.

“Kemi punuar për këtë në këtë javë. Djemtë ishin të shkëlqyeshëm, e morën atë që deshëm”.

“Raphael Varane është një lojtar i mirë. Ai e lexon mirë ndeshjen. Ai është i shpejtë dhe me shumë përvojë. Rikthimi i tij është i madh për ne”.

“Ne kemi një javë të vështirë përsëri. Ndeshja e Ligës së Kampionëve, pastaj City. Ne duhet ta tretim këtë dhe të jemi gati për të martën”, përfundoi trajneri i Unitedit. 

Related Articles