Ronaldo kaloi barrierën për ta ndihmuar rojën që e rrëzoi me goditjen me top

Ronaldo kaloi barrierën për ta ndihmuar rojën që e rrëzoi me goditjen me top

Superylli i Machester Unitedit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në sensacion prej se është kthyer te Djajtë e Kuq.

Të martën mbrëma, ai debutoi sërish me fanellën e klubit anglez në Ligën e Kampionëve ndaj Young Boys dhe arriti të shënonte.

Mirëpo, para fillimit të ndeshjes, gjatë nxehjes, sulmuesi e ka goditur fuqishëm njërin nga rojat e stadiumit.
Topi e nokautoi rojën dhe tjerët përreth tij vrapuan për t’ia dhënë ndihmën e parë.
Ndërkohë, edhe vet Ronaldo e kaloi barrierën për ta ndihmuar dhe për ta shikuar se si ishte roja femër, e cila po qëndronte e shtrirë dhe ishte në dhimbje.
Asaj i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi dhe thuhet të jenë gjithçka në rregull me të pas këtij aksidenti.

Related Articles