Lajmi që ka bërë shumë bujë nga sporti është ngjarja me Cristiano Ronaldon që qau pasi humbi penalltinë ndaj Sllovenisë.
39-vjeçari e përjetoi shumë keq atë moment. Pas ndeshjes, Ronaldo tha se u ndje keq për tifozët që i zhgënjeu. Ai u shpreh se ky është Europiani i fundit që do të luajë.
“Sigurisht që ky është Europiani i fundit për mua. Por, unë nuk motivohem nga ky fakt, ajo që më mua më motivon dhe më shtyn përpara është entuziazmi”.
“Penalltia e gabuar? Më vjen keq për tifozët. Unë do të jap gjithnjë maksimumin për këtë fanellë, pavarësisht nëse gaboj apo jo. Do ta bëj këtë për të gjithë jetën time. Jam nga ata që marrin përgjegjësi.”, u shpreh Ronaldo.