Valon Murseli: Drita tregoi se futbolli i Kosovës po i bashkangjitet ligave më të forta të ballkanit, FFK-ja duket t’i kthej sytë kah klubet e Superligës

Valon Murseli: Drita tregoi se futbolli i Kosovës po i bashkangjitet ligave më të forta të ballkanit, FFK-ja duket t’i kthej sytë kah klubet e Superligës

Drita u eliminua mbrëmë nga Royal Antwerp në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, megjithatë futbollistët bardhekaltër patën një paraqitje dinjitoze në fushë.

Të tillë e ka cilësuar paraqitjen edhe presidenti i skuadrës gjilanase, Valon Murseli i cili thotë se paravësisht eliminimit, treguan se futbolli i Kosovës po i bashkangjitet ligave më të forta ballkanike.

Murseli në profilin e tij në ‘Facebook’ ka shkruar edhe për marrëveshjen me Antwerp për shitjen e Arbnor Mujës, duke theksuar se janë në bisedime edhe me klube të tjera evropiane për futbollistë të tjerë.

Ai ka kërkuar që FFK të kthej sytë kah Superliga e Kosovës sepse e sheh si të pakuptimtë injorimin që po i bëhet elitës së futbollit kosovar.

Postimi i plotë nga Valon Murseli:

Te nderuar futbolldashës,

Mbremë ishim akter të një ndeshje europiane te nivelit dhe perfaqesimit dinjitoz, pavarisht eleminimit tonë ne treguam që futbolli Kosovës po i bashkangjitet ligave me te forta të ballkanit dhe po behet dinjitoz per futbollin europian sepse kete po e deshmojm gjdo vit.
Se sa dinjitoz dhe kualitiativ eshte futbolli i Kosovës deshmon edhe marveshja e mbremshme tek njeri prej klubeve me te mira ne Belgjik, ne gjithashtu jemi ne kontakt te vazhdushem dhe me disa klube te tjera evropiane per futbollistët te tjere, nje projekt qe pretendojm ta vazhdojm me rrugtimin dhe synimin tonë qe nje dite te perfundojm dhe ne faze te grupeve. Ajo qe momentalisht do vemendje eshte fakti qe Federata Futbollit Kosoves duhet te kethej sytë dhe nga klubet e superliges, eshte dhe e pa kuptimt menyra se sa shume po injorohet liga Kosoves, dhe e vetmja shpresë ndoshta eshte qe futbollistet qe shesim ose dalin jashtë Kosovës te kthehen duke perfaqsuar vendin tone. Dhe njeher kerkoj vemendje dhe nga treneri i perfaqsuese tonë dhe nga gjith stafi i Federates, se ne Kosove ka kualitet dhe ka futbollist qe meritojn tu jepet shanca e te ju shtohet shpresa.

Per fund dua ti falenderoj gjithe tifozet qe na kan mbeshtetur ne keto ndeshje te europes, dhe ju premtojm qe vitin tjeter do te kthemi edhe me te fort dhe do te kemi perfaqësim akoma me dinjitoz.

Related Articles