Skuadra e Al Nassr arriti fitore ndaj Al-Shabab mbrëmë me rezultatin 3 me 2 dhe mbeti në garë për titull kampioni në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e tretë dhe të fitores mbrëmë, madje ai festoi duke rënë në sexhde
Pas ndeshjes, ylli portugez reagoi në rrjetet sociale dukë lënë meritat e kësaj fitoreje gjithë ekipit.
“Shpirt i madh ekipor për t’u rikthyer dhe për ta fituar atë! Një falenderim i madh për tifozët që na qëndruan me ne kur kishim më shumë nevojë”, u shpreh Ronaldo pas ndeshjes.
Skuadra e Al Nassr tani ka 63 pikë në pozitën e dytë, tre më pak se lideri Al-Ittihad (66).