Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka publikuar një deklaratë të fortë në Instagram pas raporte “jo respektuese” që e lidhnin atë me një kalim në Real Madrid, PSG dhe Manchester City. “S’mund t’i lejoj njerëzit që ta përfolin emrin tim”
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është bërë temë e disa lajmeve të ndryshme për transfer, pjesë e një domino efekti që lidhet me fatin e Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.
Pasi që trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, theksoi përmes rrjeteve sociale se ai nuk ka synim nënshkrimin me Ronaldon këtë verë, pavarësisht se ai ka një adminrim dhe respekt, CR7 po ashtu ka ardhur me një reagim të gjatë në Instagram.
“Të gjithë ata të cilët me njohin e dinë se sa jam i fokusuar në punën time. Më pak fjalë më shumë veprime, kjo ka qenë moto që me ka udhëhequr që nga fillimi i karrierës. Megjithatë, në lidhje me të gjithë atë që është thënë dhe shkruar kohëve të fundit, duhet ta qartësojë pozitën time”.
“Më shumë sesa mosrespektim për mua si njeri dhe si lojtar, mënyra joserioze e mbulimit të se ardhmes sime është jo respektuaje edhe për të gjithë klubet e involvuara në këto thashetheme, ashtu si për lojtarët e tyre dhe stafin”.
“Tregimi i imë me Real Madridin është shkruar. Është e regjistruar. Në fjalë dhe numra, në trofe dhe tituj, në statistika dhe në tituj. Ajo është në Muzeun e Bernabeut dshe po ashtu në mendjet e çdo tifozi të klubit”.
“Përtej asaj çfarë kam arritur, mbaj mend se në këto nëntë vite kam pasur një marrëdhënie të mirë dhe respekt “merenguezët”, një dashuri dhe respekt që e ruaj edhe sot dhe që gjithmonë do ta çmoj. E di që është e vërtetë që tifozët e Real Madridit vazhdojnë të me mbajnë në zemrat e tyre, e edhe unë i mbaj ata”.
“Përveç episodit më të fundit në Spanjë, ka pasur lajme të shpeshta dhe tregime që me kanë lidhur mua me një numër klubesh në shumë liga të ndryshme, ku askush nuk është shqetësuar apo përpjekur që ta zbuloj të vërtetën”.
“Po e thyejë heshtjen tani duke thënë që nuk i lejoj njerëzit që të luajnë me emrin tim. Mbetem i fokusuar në karrierën time dhe në punën time, jam i përkushtuar dhe përgatitur për të gjitha sfidat që i kam përballë. Të gjitha të tjerat? Të gjitha të tjerat janë vetëm fjalë”.
Kritikët kanë theksuar edhe atë se lajmi për Ronaldon ka ardhur nga shoku shumë i mirë i tij, Edu Aguirre, i cili dha lajmin e “madh” në El Chiringuito de Jugones mbrëmë që lojtari është duke e marrë në konsideratë rikthimin në Real Madrid për shkak të miqësisë që ka me Carlo Ancelottin.
Kjo deklaratë po ashtu ka theksuar se ai ka pak interes që të mbetet në Juventus, pavarësisht se kontrata e tij pritet të skadojë në qershorin e vitit 2022, apo kjo nuk është një çështje e ngutshme për të.