Ministria e Shëndetësisë do të rekrutojë një mijë punonjës shëndetësorë

Ministria e Shëndetësisë do të rekrutojë një mijë punonjës shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar masat e reja anti-COVID, të cilat do t’i dërgohen Qeverisë për miratim.

Në një konferencë për medie, Vitia tha se situata me rastet e reja është shqetësuese, teksa theksoi se numër i madh i tyre janë me variantin Delta.

Pas prezantimit të masave të reja, ministri i Shëndetësisë njoftoi se do të rekrutohet staf shtesë, që përfshin 1 mijë punonjës shëndetësor.

“Do të rekrutohen një mijë punonjës shëndetësorë, do të shtohet dita e shtunë për t’u vaksinuar dhe do të shtohen kapacitetet në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Ai po ashtu bëri të ditur se qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë të shtunës.

Related Articles