Një burrë ka raportuar se është sulmuar nga djali i tij. Përveç babait ai dyshohet se ka sulmuar edhe tre persona të tjerë.
Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur të martën në Suharekë, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe personave të tjerë. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.