Rrahën me mjete të forta një person në Ferizaj, dorëzohen tre të dyshuar

Rrahën me mjete të forta një person në Ferizaj, dorëzohen tre të dyshuar

Tre persona janë dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt pasi dyshohen se kanë rrahur me mjete të forta një person më 8 mars.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kruja”, ku tre prej katër të dyshuarve, S.A., 54-vjeçar, A.A-50-vjeçar dhe M.A. 28-vjeçar, janë dorëzuar pasi e kishin sulmuar me mjete të forta personin B.V., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ai pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, e rasti po hetohet si “lëndim i rëndë trupor”. /Gazeta Enigma

Related Articles