Rrahja e qytetarëve nga Policia – Dëshmitarja: Kam parë momentin kur polici goditi në kokë vëllain tim

Rrahja e qytetarëve nga Policia – Dëshmitarja: Kam parë momentin kur polici goditi në kokë vëllain tim

Sami Hoti, Valon Krasniqi, Frashër Kroni, Albert Perzhaku dhe Ardian Krasniqi, që të gjithë zyrtarë policorë do të përballen me drejtësinë, pasi që ndaj tyre rëndon aktakuza për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Ata, sipas aktakuzës që ka arritur ta sigurojë “Front Online” dyshohet se 16 korrik të vitit 2020, në Prizren, me automjetin e tyre zyrtar, në cilësi të personave zyrtarë, keqpërdoren detyrën zyrtare dhe autorizimet e tyre, i keqtrajtuan, frikësuan dhe fyen rëndë dinjitetin e 4 personave, të cilët nuk kishin vendosur maskat si masë mbrojtës ndaj Covid-19.

Në aktakuzë përmendet edhe dëshmia e një dëshmitareje SH.K (emër i njohur për redaksinë), e cila pretendohet se ka parë rrjedhën e ngjarjes.

Ajo thotë se e ka parë zyrtarin policor i cili cili ka goditur furishëm në pjesën e faqes dhe kokës të dëmtuarin, vëllain e saj E.K.

“Në kombin e policisë  për një moment polici ka ngritur dorën dhe me shuplak ka goditur furishëm në pjesën e faqes dhe pjesën e kokës vëllain tim, nuk kam arritur ta xhiroj këtë pjesë, mirëpo dëgjohet në xhirim reagimi im i furishëm dhe momenti kur kam bërtitur përkitazi me këtë sjellje-goditje të policit ndaj vëllait tim”, thuhet në dëshminë e saj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Related Articles