Policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar nga Saranda dhe një shtetas francez.
Ata u arrestuan pasi dyshohet se patën një konflikt fizik me dy francezë të tjerë në një hotel në lagjen numër 2 në Sarandë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se personat që janë të përfshirë në rastin më lartë kanë prishur qetësinë publike dhe kanë shkaktuar dëme materiale në ambientet e hotelit.
Materialet u dorëzuan në prokurori për veprime të mëtejshme. /Gazeta Enigma