Mërgim Lushtaku, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është parë duke hyrë në Pallatin e Drejtësisë, ku do të intervistohet lidhur me dhunën e përdorur dje në Kuvend, ku ai dhe disa deputetë të tjerë u përleshën fizikisht me ministrat e Qeverisë Kurti.
Deri tash, Prokuroria ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
Për intervistim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës janë ftuar edhe deputetët Hajdar Beqaj dhe Bekim Haxhiu.
Pamjet derisa Lushtaku shkon në Prokurori i sjell T7.