Një incident ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku Sekretari i Ministrisë, Xheladin Krasniqi, dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifi.
Latifi ka thënë se ka lajmëruar rastin në polici, duke njoftuar autoritetet për ngjarjen.
Derisa rreth kësaj ngjarje ka folur edhe i pari i MKRS-së, Hajrulla Çeku.
Çeku tha se aktualisht janë duke i marrë informacionet lidhur me rastin, por se dhuna është e papranueshme.
“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste”, tha ai.
“Nuk mund të marrë më shumë informata pasi edhe unë po marrë. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, shtoi ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës./GazetaEnigma/