Këtë të martë, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për vendimet që ka marrë Komisioni Disiplinor.
Pas rrahjes masive qe ndodhi në ndeshjen e juniorëve mes Fushës Kosovës dhe Gjilanit.
Komisioni ka marr këto vendime:
Fushë Kosova, për hyrje të personave të paautorizuar në fushë, u gjobit me 500 euro.
Eldis Kolshi i po kësaj skuadre u dënua me katër ndeshje moslojë për shkelmim të lojtarit kundërshtar.
Ardijan Berbatovci, Arjanit Ajeti, Eduard Muqolli e Muhamed Simnica po ashtu të Fushë Kosovës, u dënuan me tri ndeshje moslojë.
Me dy ndeshje moslojë u dënuan, Denis Mekolli i Fushë Kosovës, Leart Kërqeli e Elton Isufi të Gjilanit.
Ndersa, tri ndeshje do të mungojë lojtari tjetër i Gjilanit, Femi Kryeziu.