Incidenti i dhunshëm ndodhi në ndeshjen mes ekipeve universitare të femrave TCU dhe George Ëashington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë ndeshjes ka pasur një përplasje të ashpër fizike mes basketbollistëve të këtyre skuadrave. Gjithçka filloi pas duelit mes Essence Broën të George Ëashington dhe Bella Cravens të TCU, transmeton Demokracia.com.
Në luftën për topin pati kontakte më të forta, Broën siguroi topin dhe rivalja e saj filloi të rikthehej në mbrojtje. Mirëpo shumë shpejt ajo ka ndryshuar mendje… Nuk dihet nëse Braun i ka hedhur diçka, por diçka ka provokuar ashpër Belën, e cila ka vendosur të merret fizikisht me kundërshtarin e saj. Filluan të hidheshin grushte dhe shumë shpejt në konflikt u përfshinë edhe shokët e skuadrës, të cilët fillimisht donin të ndanin lojtarët. Pati goditje të forta, tërheqje flokësh, britma…
Kur situata u qetësuan, arbitri përjashtoi tetë lojtarë dhe ndeshja vazhdoi.