Dy të mitura raportohet se janë përfshirë në një rrahje, e cila ka ndodhur të premten rreth orës 12:10 në Uglar të Graçanicës.
Policia njofton se pas një mosmarrëveshje verbale një e mitur ka sulmuar fizikisht tjetrën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Uglar, Graçanicë 20.10.2023-12:10. Pas një mosmarrëveshje verbale e dyshuara femër kosovare – e mitur, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër të mitur të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.
Viktima bëhet e ditur se ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar e dërguar në mbajtje.
Rasti i cili është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, është në procedurë hetimore.