Rrahje mes katër personave në Pejë, therren edhe me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë, therren edhe me thikë

Të mërkurën rreth orës 23:00, Policia e Kosovës ka pranuar një njoftim për një rrahje të ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejës.

Nga hetimet e para, ka rezultuar se rrahja ka shpërthyer pas një sulmi të kryer nga tre persona ndaj të dyshuarit të katërt dhe viktimës.

Sipas informacionit të policisë, gjatë përleshjes, një prej të dyshuarit ka përdorur një mjet të mprehtë (thikë) dhe ka therur dy të dyshuar të tjerë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

“Pas ndërhyrjes së shpejtë nga autoritetet dhe mbërritjes në vendngjarje, të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka njoftuar policia.

Pas intervistimit, prokurori i shtetit ka dhënë urdhër për ndalimin e tre të dyshuarve për 48 orë, ndërsa njëri nga ata është liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles