Rrahje mes një grupi nxënësish në Prishtinë, lëndohen katër prej tyre

Rrahje mes një grupi nxënësish në Prishtinë, lëndohen katër prej tyre

Një grup nxënësish janë përfshirë në një rrahje e cila ka ndodhur të martën mbrëma në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lëndime ka pasur një i dyshuar dhe tri viktima.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK ku është nën sigurimin e policisë.

Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Raportohet se një grup nxënësish për motive deri më tani të pa njohura, janë përfshirë në rrahje, dhe si pasoj lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar mashkull  kosovar i mitur dhe tre viktima meshkuj  kosovar dy prej tyre të mitur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policisë, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës./GAZETA ENIGMA/

Related Articles