Në polici të Obiliqit është raportuar për një rrahje në mes disa të rinjve, ku një i mitur ka pësuar lëndime të lehta trupore, i cili dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të mitur, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.