Policia në Prizren raportoi për një rast ku një i dyshuar ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek.
Policia nuk jep më shumë detaje se si ka ardhur deri tek dhuna. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren, 12.02.2022 – 21:43. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta dy vëllezërit e tij kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Enigma/