Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur palët ndërmjet vete, dy të dyshuarat femra kanë sulmuar fizikisht dy viktimat e mitura femra, të cilave iu kanë shkaktuar lëndime trupore.
Sulmi ka ndodhur dje në fshatin Kovravë të Istogut, ku viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit mjekësor lëndimet që kanë pësuar viktimat janë të natyrës së rëndë.
Ndërsa të dyshuarat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.