Amir Rrahmani është deklaruar pas ndeshjes me Spanjën, teksa veçoi penalltinë dhe golin e dytë si dy momentet që vendosën ndeshjen.
Suedia fitoi 3:0 ndaj Kosovës me golat e Forsberg, Isak dhe Quaison.
“Penalltia dhe goli i dytë e vendosën ndeshjen. Me 1:0 mund ta kishim barazuar ndeshjen. Kemi humb shumë topa në mesfushë të panevojshëm. Jam në nivelin më të lartë që kam luajtur ndonjëherë. Është ende shumë herët, por kjo është pika më e lartë që e kam arrit deri më tani”, tha Rrahmani.