Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se Kodi Civil jo që nuk do të votohet në këtë legjislaturë, por nuk do të votohet as në legjislaturat e ardhshme.
Kështu ka thënë ai, duke iu përgjigjur deklaratës së ministers së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se Kodi Civil do të votohet këtë vit.
“Në agjendën e qeverisë ka qenë në qershor, qershori ka ec. Çështja tjetër është se asnjëherë në grupin parlamentar Kodi Civil nuk është diskutur, asnjëherë”, tha Rrahmani në Debat Plus.
“Në qoftëse ka pas diskutime private është tjetër gjë, por në GP nuk është diskutur asnjëherë kjo çështje”, tha tutje ai, duke aluduar se 80% e deputetëve janë kundër, duke ritheksuar se edhe ata që kanë votuar pro, nuk e kanë në vullnet.
Rrahmani tha se AAK ka qëndrim kundër Kodit Civil, duke treguar se sa here Ligji të shkojë në Kuvend nuk do të votohet.
“Jo në këtë legjislaturë, por në asnjë lëgjislaturë nuk do të ndodhë”.