Rrahmani pritet t’i mungojë Kosovës në përballjen me Suedinë

Rrahmani pritet t’i mungojë Kosovës në përballjen me Suedinë

Amir Rrahmani, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, e përfundoi para kohe ndeshjen kundër Zvicrës, e cila përfundoi me një humbje të thellë 4-0 në Bazel, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. 

Rrahmani që është pjesë e kampionit në fuqi të Italisë, Napoli, u lëndua të premten mbrëma në disfatën e thellë 4:0 që e pësoi Kosova nga Zvicra në Basel.

Mediumet italiane kanë raportuar të shtunën se Rrahmani ka një lëndim në kofshën e djathtë dhe për këtë arsye ai mund të mungojë ndaj Suedisë.

Mësohet se pas ndeshjes ka pasur kontakt mes stafit mjekësor të Përfaqësueses së Kosovës dhe atij të Napolit.

Kjo mund të nënkuptojë që ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës të Kosovës ndaj Suedisë. 

Related Articles